Barça merr dritën e gjelbër për të nisur negociatat me yllin e Serie A - Gazeta Express
string(70) "barca-merr-driten-e-gjelber-per-te-nisur-negociatat-me-yllin-e-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 18:20

Barça merr dritën e gjelbër për të nisur negociatat me yllin e Serie A

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 18:20

Interesimi i Barcelonës për mbrojtësin qendror Alessandro Bastoni është bërë më konkret javët e fundit.

Ylli i Interit nuk po kalon një periudhë të mirë, dhe me negociatat për rinovimin e kontratës që kanë ngecur, katalanasit duket se kanë shtuar përpjekjet për ta transferuar.

Ekziston debat për çmimin e tij, me shifra që variojnë nga 50 deri në 70 milionë euro për 26-vjeçarin.

Megjithatë, një çështje më e rëndësishme mbetet kapaciteti i Barcelonës për ta përballuar këtë shumë dhe për ta regjistruar lojtarin, duke pasur parasysh kufizimet financiare.

Pozicioni i mbrojtësit qendror konsiderohet prioriteti i dytë për verën, pasi objektivi kryesor mbetet një sulmues qendror.

Sipas raportimeve në Itali, të përcjella nga “MD”, Interi i ka dhënë “dritën jeshile” Barcelonës për të negociuar me Bastonin.

Drejtori ekzekutiv Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv Piero Ausilio janë të hapur që “Blaugranat” të eksplorojnë një marrëveshje me reprezentuesin italian.

Edhe për çmimin ka versione të ndryshme: ndërsa në disa raporte flitet për 70-80 milionë euro, raportime të tjera sugjerojnë se një marrëveshje mund të arrihet me 40-45 milionë euro fikse plus bonuse. Bastoni aktualisht ka edhe dy vite kontratë me Interin.

Forma e tij aktuale mund të ndikojë në negociata.

I konsideruar një nga mbrojtësit më të mirë në botë sezonin e kaluar, kur Interi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, këtë sezon ai ka pësuar rënie në performancë.

Kjo u reflektua edhe me kartonin e kuq në pjesën e parë ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në “play-offin” e Kupës së Botës me Italinë.

Rënia e formës mund të jetë një faktor që ndihmon Barcelonën në negociata, pasi vlera e tij në treg ka pësuar luhatje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement