Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, nëna e një djali me autizëm rrëfimin e saj emocional për sfidat dhe realitetin me të cilin përballen familjet çdo ditë.
Ajo theksoi se pranimi i faktit që fëmija yt është ndryshe nuk është aspak i lehtë, megjithëse autizmi nuk duhet parë si sëmundje, por si një mënyrë tjetër e të ndjerit dhe të vepruarit.
“Nuk është diçka e jashtëzakonshme për të cilën duhet të kemi frikë. Fëmijët me autizëm janë ndryshe, por pikërisht kjo i bën ata shumë të veçantë”, u shpreh ajo.
Megjithatë, sipas saj, barra më e madhe bie shpesh mbi nënat, të cilat përballen me sakrifica të mëdha në jetën personale dhe profesionale.
“Si nënë, fillimisht është më e vështirë, sepse kur në familje ka një fëmijë me autizëm, njëri prind duhet të heqë dorë nga puna ose nga aktivitetet e mëparshme për t’u kujdesur për fëmijën. Në shumicën e rasteve, kjo barrë bie mbi nënën”, theksoi ajo.
Ajo apeloi për më shumë mbështetje institucionale dhe shoqërore për familjet që përballen me autizmin, në mënyrë që kujdesi për këta fëmijë të mos mbetet vetëm përgjegjësi individuale.
Video: