Ilirik Musliu: Trajtimi i një fëmije me autizëm kushton deri në 2 mijë euro në muaj - Gazeta Express
string(82) "ilirik-musliu-trajtimi-i-nje-femije-me-autizem-kushton-deri-ne-2-mije-euro-ne-muaj"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 17:51

Ilirik Musliu: Trajtimi i një fëmije me autizëm kushton deri në 2 mijë euro në muaj

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 17:51

Ilirik Musliu ka ngritur shqetësimin për barrën e madhe financiare që përballojnë familjet që kanë fëmijë me autizëm, duke theksuar se kostot mujore janë shumë të larta dhe shpesh të papërballueshme.

Sipas tij, trajtimi i një fëmije me autizëm mund të kushtojë nga 1,500 deri në 2 mijë euro në muaj, duke përfshirë një sërë shërbimesh të domosdoshme për zhvillimin e fëmijës.

Ai shpjegoi se vetëm integrimi në çerdhe apo kopsht paraqet një sfidë më vete, pasi fëmijët me autizëm kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe nuk mund të qëndrojnë vetëm.

“Për me shku në çerdhe me u socializu, duhet me pas kujdestare. Pra, është edhe kostoja e kopshtit edhe e kujdestares”, u shpreh Musliu.

Përveç kësaj, ai theksoi se trajtimi përfshin edhe terapi të ndryshme si logopedia dhe psikologu, por edhe shërbime të tjera të nevojshme për zhvillimin e fëmijës.

Musliu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ushqimit për fëmijët me autizëm, duke shtuar se ata janë më të ndjeshëm dhe kërkojnë kujdes të veçantë në këtë aspekt.

‘’Mos të harrojmë se ushqimi është shumë i rëndësishëm, pasi personat me autizëm e kanë organizmin më të ekspozuar ndaj parazitëve, prandaj kujdesi në këtë aspekt është thelbësorTë gjitha këto përbëjnë një kosto dhe barrë të madhe për familjen”, tha ai, duke bërë thirrje për më shumë mbështetje institucionale për këto kategori.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement