BE e QUINT zbarkojnë në Mitrovicë të Veriut për zbatimin e marrëveshjes së 14 marsit, inkurajojnë serbët ta shfrytëzojnë - Gazeta Express
string(119) "be-e-quint-zbarkojne-ne-mitrovice-te-veriut-per-zbatimin-e-marreveshjes-se-14-marsit-inkurajojne-serbet-ta-shfrytezojne"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 17:41

BE e QUINT zbarkojnë në Mitrovicë të Veriut për zbatimin e marrëveshjes së 14 marsit, inkurajojnë serbët ta shfrytëzojnë

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 17:41

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, Eva Palatova, ka njoftuar se sot bashkë me përfaqësues të shteteve të QUINT kanë qëndruar në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht në Zyrën për Regjistrimin Civil të Komunës, shkruan Gazeta Express.

Palatova ka thënë se kanë inkurajuar banorët e kësaj komune që të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit rreth Ligjit për të Huajt dhe ka thënë se BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb në Kosovë për zbatimin e saj.

“Ne i inkurajuam banorët vendas të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me Qeverinë e Kosovës dhe komunitetin serb të Kosovës për zbatimin e saj”, ka shkruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement