Zyra e prokurorit publik dhe policia kantonale e Ticinos kanë hapur procedime penale kundër një mësuesi 37-vjeçar të një shkolle të mesme nga Bellinzona, shkruan Blick.ch, trasnmeton Express.
Hetimi, i cili është ende në fazat e hershme, përqendrohet në veçanti në veprat penale të dyshuara që lidhen me privatësinë e të miturve, sipas një njoftimi për shtyp.
Akuza kryesore kundër mësuesit siç shkruan “Blick” lidhet me “veprime seksuale me fëmijë”.
Pas përfundimit të transkripteve fillestare të marrjes në pyetje, u urdhërua arrestimi i tij. Urdhri i ndalimit është konfirmuar që atëherë nga gjyqtari përgjegjës.