Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari - Gazeta Express
string(113) "qau-pas-humbjes-ndaj-turqise-kryeziu-per-gjeneraten-time-kosova-seshte-vetem-ekip-por-histori-sakrifice-e-krenari"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 16:26

Qau pas humbjes ndaj Turqisë, Kryeziu: Për gjeneratën time, Kosova s’është vetëm ekip por histori, sakrificë e krenari

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 16:26

Ismet Kryeziu, nga KDI, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kërkuar falje rreth reagimit që ai ka pasur pas humbjes së Kosovës ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës.

Kryeziu, i cili në videot që u ndanë në rrjetet sociale, u pa duke quajtur, tha se humbja e Kosovës ishte ‘’moment i rëndë’’ për të, dhe se, shteti i Kosovës, për të dhe gjeneratën e tij, është ‘’gjak, sakrificë, histori e krenari’’, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Të gjithë tifozëve, shokëve të mi dhe të gjithë atyre që më njohin, ju kërkoj falje nga zemra për reagimin tim pas humbjes së Kosovës.

Ishte një moment i rëndë për mua, një moment ku emocionet më pushtuan plotësisht.

Por dua t’ju them diçka që e ndjej thellë: për mua dhe për gjeneratën time, Kosova nuk është vetëm një ekip, nuk është vetëm një lojë. Kosova është gjak, është sakrificë, është histori dhe krenari që nuk përshkruhet me fjalë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement