Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut - Gazeta Express
string(82) "zyrat-po-te-bejne-te-dukesh-i-lodhur-shkencetaret-e-mbeshtesin-teorine-e-tiktok-ut"

Fun

Gazeta Express

01/04/2026 20:05

Zyrat po të bëjnë të dukesh i lodhur? Shkencëtarët e mbështesin teorinë e TikTok-ut

Fun

Gazeta Express

01/04/2026 20:05

A keni vënë re ndonjëherë që dukeni ndryshe pas një dite të gjatë në zyrë? Nuk jeni të vetëm. Një fenomen i ri po qarkullon në rrjetet sociale, i quajtur “Teoria e Ajrit në Zyrë”.

TikToker-i Noa Donlan, e cila ka miliona ndjekës, e bëri të njohur këtë fenomen duke treguar se si kalimi i shumë orëve në zyrë ndryshon dukjen e saj.

“E vërejta për herë të parë kur isha studente, por u bë më e dukshme kur fillova të punoja full-time katër vite më parë,” tha Donlan për PEOPLE. “Dilja nga shtëpia e rregulluar, por kur shihja pasqyren në banjon e zyrës në orën 12:00, lëkura ishte e thatë, flokët (tani të yndyrshëm) të sheshtë, dhe nuk ndihesha si vetja ime më!”

Shkencëtarët tani pohojnë se prapa teorisë mund të fshihet një bazë reale: ajo ngjan me fenomenin e njohur si “sindroma e ndërtesave të sëmura”.

“‘Sindroma e ndërtesave të sëmura’ përshkruan simptomat që mund të zhvillohen pas qëndrimit të gjatë në ambiente me ajër të kondicionuar,” shpjegoi mikrobiologia Dr. Primrose Freestone nga Universiteti i Leicester për The Conversation.

“Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, marramendje, hundë të bllokuar ose rrjedhëse, kollë të vazhdueshme, irritime të lëkurës ose skuqje, vështirësi për t’u përqendruar dhe lodhje.”

TikToker-i Donlan postoi një video në shkurt, duke treguar ndryshimin e dukjes gjatë ditës, duke captionuar: “Më trego që punon në zyrë pa më treguar.” Qindra përdorues ndanë përvojat e tyre në komente: disa vërenin buzët e thata, flokët e ngrysur, dhëmbë më të verdhë dhe lëkurë të thatë; të tjerët shprehën ndjenjën e shfaqjes së puçrrave të reja gjatë ditës.

Sipas Dr. Freestone, këta njerëz mund të vuajnë nga sindroma e ndërtesave të sëmura, e cila ndodh kryesisht te ata që punojnë në zyra, por edhe në spitale apo ndërtesa të tjera me ajër të kondicionuar. Simptomat zakonisht përkeqësohen me kalimin e kohës në ndërtesë dhe përmirësohen pas largimit.

Dermatologia Dr. Catherine Chang shton se ajri i kondicionuar mund të ndikojë në lagështinë e lëkurës. “Shpesh njerëzit ndihen të thatë në zyrë për shkak të lagështisë së ulët të ajrit. Ajri i kondicionuar heq lagështinë, duke e bërë lëkurën më të thatë dhe duke nxitur vijat e holla dhe rrudhat.”

Lou Sommereux nga Clinica Cosmex paralajmëroi se jetesa në qytet gjithashtu dëmton lëkurën: ndotësit dhe kimikatet depërtojnë thellë dhe shkaktojnë stres oksidativ, duke dobësuar barrierën natyrale të lëkurës. Kjo mund të çojë në pigmentim jo uniform, pore të bllokuara dhe akne, sidomos tek personat me lëkurë të ndjeshme ose ekzema.

Për ata që vuajnë nga lëkura e thatë në zyrë, Dr. Chang rekomandon përdorimin e një humidifikatori, rivendosjen e kremit hidratues gjatë ditës dhe shtimin e acidit hialuronik në rutinën e kujdesit të lëkurës.

Kujdesi i rregullt dhe mbrojtja e lëkurës janë thelbësore për t’u përballur me ndikimet e ajrit të zyrës. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement