Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës - Gazeta Express
string(93) "goditet-serish-aeroporti-i-kuvajtit-shenjestrohet-per-te-shtaten-here-qe-nga-fillimi-i-luftes"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:37

Goditet sërish Aeroporti i Kuvajtit, shënjestrohet për të shtatën herë që nga fillimi i luftës

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:37

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është goditur për herë të shtatë që nga fillimi i kësaj lufte.

Herën e fundit që u godit, javën e kaluar, një depo karburanti mori flakë dhe iu deshën 58 orë ekipeve të mbrojtjes civile për ta shuar zjarrin.

Gjatë dy javëve të fundit po vërehet një nivel alarmues i goditjeve ndaj infrastrukturës civile në Kuvajt. Rafineritë, portet, aeroporti, si dhe një objekt shërbimi për desalinizimin e ujit dhe prodhimin e energjisë janë dëmtuar në ditët e fundit.

Banka Kombëtare e Kuvajtit njoftoi se do të mbyllet për sot dhe nesër, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe si masë sigurie për klientët dhe punonjësit e saj.

Këto zhvillime tregojnë qartë shqetësimin e autoriteteve në vend dhe natyrën në përshkallëzim të këtij konflikti./A2CNN

Advertisement
Advertisement
Advertisement