Gazetari kroat: Haga ka dokumente për krimet e ‘Sarajevo Safari’ - Gazeta Express
string(61) "gazetari-kroat-haga-ka-dokumente-per-krimet-e-sarajevo-safari"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:21

Gazetari kroat: Haga ka dokumente për krimet e ‘Sarajevo Safari’

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:21

Gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet 1992-1996, disa qytetarë të pasur të shteteve perëndimore, ndër ta edhe italianë, dyshohet se paguanin për të marrë pjesë në ture, ku në pozicione snajperësh rreth qytetit qëllonin qytetarë për argëtim.

Në mesin e këtyre ‘turistëve’, dyshohet se ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari kroat, Domagoj Margetiq tha se Haga e ka ditur për këto krime të kryera, dhe pretendon, se ka dokumente mbi këto krime.

“Është një enigmë shumë e madhe se si është e mundur që Vuçiqi të shmangë gjykimin në Hagë për krime të tilla, sepse Haga kishte dokumentet për këto krime lufte, Haga kishte dokumente për ‘Sarajevo Safari’, ato që i kam edhe unë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement