Nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur, i mituri në Vlorë përplas veturën e policisë dhe lë të lënduar dy efektivë - Gazeta Express
string(108) "nuk-iu-bind-urdhrit-per-tu-ndalur-i-mituri-ne-vlore-perplas-veturen-e-policise-dhe-le-te-lenduar-dy-efektive"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 9:54

Nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur, i mituri në Vlorë përplas veturën e policisë dhe lë të lënduar dy efektivë

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 9:54

Një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur në qytetin e Vlorës në Shqipëri, ku një i mitur rreth 14 vjeç ka qenë në drejtimin e një automjeti, ku ndodhej edhe një bashkëmoshatar i tij

Sipas raportimit të A2CNN, ata dyshohet se kanë goditur disa automjete gjatë lëvizjes, çka ka bërë që të ndiqen nga patrullat e policisë së rendit dhe asaj rrugore në disa zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i mjetit ka përplasur një automjet të forcave “Shqiponja” dhe më pas një tjetër mjet policie, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Pas ngjarjes, autori është larguar drejt banesës së tij dhe më pas është dorëzuar në komisariat. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement