Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik - Gazeta Express
string(60) "konfiskohen-dy-arme-zjarri-per-sulm-dhe-kanosje-ne-kacanik-2"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 8:27

Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 8:27

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik.

Me datën 30.03.2026 janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi” dhe “Kanosja”. Për veprën penale “Sulmi” i dyshuar është E.B., (26 vjeç) ndërsa për veprën penale “Kanosja” i dyshuar është H.B.

Me datën 31.03.2026 është intervistuar i dyshuari E.B,  lidhur me veprën penale “Sulmi”, i cili ka pranuar se posedon dy armë me leje: një pushkë gjuetie dhe një pistoletë, si dhe municion.

Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë.

Pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër, H.B., për veprën penale “Kanosja”, gjendet jashtë shtetit dhe është futur në kërkim policor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement