Hoxhaj: Osmani bëri shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë sonë  - Gazeta Express
string(71) "hoxhaj-osmani-beri-shkeljen-me-te-madhe-ne-historine-e-demokracise-sone"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 7:41

Hoxhaj: Osmani bëri shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë sonë 

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 7:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, presidentja Vjosa Osmani ka bërë shkeljen më të madhe në historinë e demokracisë në Kosovë. 

Në “Konfront” të KTV-së, ai e ka quajtur veprimin e Osmanit aspak demokratik. 

“E kam parë si sjellje tipike të një kulture politike, e cila nuk është fare demokratike. E shoh veten të poshtëruar që tash e ka shpërndarë Kuvendin dhe ne i kthehemi sërish Kuvendit. Përtej asaj që mendojnë juristët, e shoh si shkelje më të madhe që ka bërë ndonjë president ndonjëherë në historinë e demokracisë sonë në 24-25 vitet e fundit.. Nuk kam besuar që një president që zgjidhet nga deputetët, që mund të shkarkohet nga deputetët, e cila deri në orën 12 të natës pret që të mos jetë kandidate që të jetë presidente e vendit, e që në 4-5 orët e fundit na ofron një dramë dhe në orën 8 të mëngjesit para se ne si deputetë të zgjohemi mirë nga gjumi e sheh në konferencë dhe e shpërndan Kuvendin…” ka thënë ai. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement