Kur do jetë finalja e madhe dhe sa finalistë do të jenë? Zbuloni çfarë do të ndodhë nesër në Prime të BBV 5 - Gazeta Express
string(106) "kur-do-jete-finalja-e-madhe-dhe-sa-finaliste-do-te-jene-zbuloni-cfare-do-te-ndodhe-neser-ne-prime-te-bbv-5"

TV/Film

Gazeta Express

31/03/2026 19:56

Kur do jetë finalja e madhe dhe sa finalistë do të jenë? Zbuloni çfarë do të ndodhë nesër në Prime të BBV 5

TV/Film

Gazeta Express

31/03/2026 19:56

“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…”

brëmjen e sotme nuk do të transmetohet Prime i “Big Brother VIP 5” pasi në ekranin e madh të Top Channel do të jepet ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë për kualifikueset në Botëror.

Ndërkohë spektakli i madh është zhvendosur për nesër mbrëma. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Instagram”, thuhet se do të bëhet e ditur se kur do të jetë finalja dhe sa finalistë do të ketë këtë edicion të pestë të reality show-t.

“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…

Kur do të jetë finalja e madhe?

Sa finalistë do të ketë këtë edicion?

Zbulojini të mërkurën! Në Big Brother VIP, ora 21:00, me Ledion”, shkruhet krahas videos së promos.

Në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës. Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.

Nga ana tjetër kujtojmë se ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement