Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit: Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës - Gazeta Express
string(102) "forcimi-i-bashkepunimit-nderkombetar-kunder-krimit-europol-ne-takim-me-prokurorine-speciale-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 14:03

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit: Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 14:03

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj priti të martën në një takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.

Gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement