Picula: Në zgjedhjet në Serbi u përdorën dhuna, presioni dhe abuzimet – sërish nga pushteti - Gazeta Express
string(87) "picula-ne-zgjedhjet-ne-serbi-u-perdoren-dhuna-presioni-dhe-abuzimet-serish-nga-pushteti"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:45

Picula: Në zgjedhjet në Serbi u përdorën dhuna, presioni dhe abuzimet – sërish nga pushteti

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:45

Tonino Picula, eurodeputet kroat dhe raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka reaguar pas publikimit të pamjeve dhe dëshmive të shumta për përdorimin e dhunës gjatë zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën në disa komuna në Serbi.

Në një postim në rrjetin social X, Picula ka komentuar procesin zgjedhor, duke ngritur shqetësime për standardet demokratike.

“Në demokraci nuk ka zgjedhje të parëndësishme, por është e rëndësishme që ato të mos komprometohen nga abuzimet, dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve, aktivistëve dhe gazetarëve. Të gjitha këto, për të disatën herë, u praktikuan sërish nga pushteti në zgjedhjet lokale të djeshme në Serbi”, ka shkruar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement