Hajnat ia mësynë një biznesi në Gjilan, ia vjedhin bakrin - Gazeta Express
string(56) "hajnat-ia-mesyne-nje-biznesi-ne-gjilan-ia-vjedhin-bakrin"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:36

Hajnat ia mësynë një biznesi në Gjilan, ia vjedhin bakrin

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 8:36

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në një kompani dhe kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Të njëjtit ende nuk janë kapur, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e kompanisë së viktimës kosovar dhe prej aty kanë vjedhur fije metalike të bakrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement