Deputeti Dugolli, që ishte i burgosur në Dubravë flet për pasaktësitë në ekspozitën e Gashit: Nuk u besoja syve - Gazeta Express
string(109) "deputeti-dugolli-qe-ishte-i-burgosur-ne-dubrave-flet-per-pasaktesite-ne-ekspoziten-e-gashit-nuk-u-besoja-syve"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 18:24

Deputeti Dugolli, që ishte i burgosur në Dubravë flet për pasaktësitë në ekspozitën e Gashit: Nuk u besoja syve

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 18:24

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, njëherit i mbijetuar i masakrës së Dubravës, tha se nuk u besoi syve kur në ekspozitën e vendosur në shesh për këtë masakër pa saktësitë e mëdha, për çka u hoq më pas kjo ekspozitë.

Ai në Frontal në T7 tha se as shifra e të vrarëve nuk është e saktë siç u shkrua në këtë ekspozitë.

“Një mik i imi më njoftoi, për shkak të angazhimeve nuk e kam parë ekspozitën dhe vendosa të shkoj ta shoh me sytë e mi dhe të bindem për atë…”.

“Shkova dhe thënë të drejtën, përballem me një realitët që nuk e besoja, nuk i besoja as syve të mi sepse menjëherë mu rikthye situata në Burgun e Dubravës kur vetë si i mbijetuar mundohesha ta gjeja ndonjë arsye të tërthortë por nuk gjeja dot, për çka figuronte që 48 shqiptarë të armatosur janë të vrarë aty…”, tha Dugolli në emisionin Frontal, transmeton Gazeta Express.

“Edhe shifra nuk ishte e saktë, pra shifra zyrtare e të vrarëve dhe masakruarve në masakrën e Dubravës, deri më tani është e konfirmuar 116 dhe një është i zhdukur – profesor Ukshin Hoti”, shtoi Dugolli.

Video KËTU

Advertisement
Advertisement
Advertisement