Tomë Gashi për protestën për ekspozitën: Mos të politizohet, OVL e UÇK-së është e të gjithëve - Gazeta Express
string(91) "tome-gashi-per-protesten-per-ekspoziten-mos-te-politizohet-ovl-e-uck-se-eshte-e-te-gjitheve"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 17:03

Tomë Gashi për protestën për ekspozitën: Mos të politizohet, OVL e UÇK-së është e të gjithëve

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 17:03

Për debatin e madh të krijuar rreth ekspozitës në sheshin qendror të Prishtinës ka folur edhe avokati Tomë Gashi në emisionin Kosova Live në T7.

Duke komentuar protestën e mbajtur sot nga veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të pakënaqur me përmbajtjen e ekspozitës, Gashi theksoi se kjo çështje nuk duhet të politizohet dhe se reagimi duhet të drejtohet tek institucionet përgjegjëse.

“Ky është një problem që prek të gjithë dhe nuk duhet të kthehet në temë politike. OVL e UÇK-së është e të gjithë shqiptarëve dhe është e shtetit të Kosovës, dhe kërkesat duhet t’i drejtohen institucioneve, por mos të lejohet që dikush të bëjë ndarjen politike. Ky skandal na takon të gjithëve dhe duhet të drejtohemi tek institucionet”, u shpreh Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement