Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika - Gazeta Express
string(83) "kosova-intensifikon-pergatitjet-per-finalen-ndaj-turqise-fokus-i-vecante-te-taktika"

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 14:58

Kosova intensifikon përgatitjet për finalen ndaj Turqisë, fokus i veçantë te taktika

Futboll

Gazeta Express

29/03/2026 14:58

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ku përballë do të jetë Turqia.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” kanë punuar me intensitet, me theks të veçantë në aspektet taktike të lojës, që pritet të jenë kyçe në këtë përballje vendimtare. Stafi teknik po mundohet të përgatisë ekipin në çdo detaj, ndërsa futbollistët po tregojnë përkushtim maksimal në fushë.

Atmosfera në kampin e Kosovës vazhdon të jetë shumë pozitive dhe motivuese, duke reflektuar besimin e lartë të skuadrës para një ndeshjeje historike.

Kombëtarja do ta zhvillojë stërvitjen e fundit nesër nga ora 11:00, ndërsa para saj, në ora 10:30, do të mbahet konferenca për media, ku pritet të jepen detajet e fundit para sfidës.

Tashmë fokusi është maksimal te ndeshja ndaj Turqisë, me Kosovën që synon të shkruajë histori dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement