Arabia, Turqia dhe Egjipti mblidhen në Pakistan për të biseduar për luftën në Iran - Gazeta Express
string(81) "arabia-turqia-dhe-egjipti-mblidhen-ne-pakistan-per-te-biseduar-per-luften-ne-iran"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 12:13

Arabia, Turqia dhe Egjipti mblidhen në Pakistan për të biseduar për luftën në Iran

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 12:13

Diplomatët e lartë nga Arabia Saudite në Turqia dhe Egjipti pritet të takohen sot në Pakistani, për të biseduar rrethmenyrave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se do të zhvillohen bisedime të gjera me presidentin e Iranit, Massoud Pezeskian, mbi armiqësitë rajonale.

Mediat shkruajnë se konflikti ka shkaktuar pasoja të rënda, paso po kërcënon furnizimet globale me naftë dhe gaz dhe po ndërpret transportin ajror. Kontrolli i Iranit mbi ngushticën strategjike të Hormuzit ka shkaktuar turbulenca të tregut dhe rritje të çmimeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhdojnë sulmet ndaj Iranit, ndërsa kundërsulmet e Teheranit synojnë Izraelin dhe shtetet fqinje të Gjirit. Por, konflikti mund të godasë më tej transportin detar global, veçanërisht nëse anijet shënjestrohen përsëri në ngushticën Bab el-Mandeb në Detin e Kuq, përmes së cilës kalon rreth 12% e tregtisë botërore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement