Legjenda Hakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën, e paralajmëron Turqinë - Gazeta Express
string(73) "legjenda-hakan-sukur-me-fjale-te-medha-per-kosoven-e-paralajmeron-turqine"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 17:49

Legjenda Hakan Sukur me fjalë të mëdha për Kosovën, e paralajmëron Turqinë

Futboll

Gazeta Express

28/03/2026 17:49

Legjenda e futbollit turk, Hakan Sukur ka folur fjalë të mëdha për Kosovën dhe kombëtaren e saj.

Sukur është me prejardhje nga Kosova, dhe këtë e ka konfirmuar vetë, në podcastin e tij në nëntor të vitit të kaluar, kur ishte hedhur shorti për rrugëtimin C të UEFA-s për “play-offin” e Botërorit.

“Kosova është atdheu i babait tim. Babai im ishte lindur në Prishtinë. Arritjet e Kosovës nuk duhet në nënvlerësohen. Një vend që vjen nga ish-Jugosllavia, një tokë ku ka shumë talente”, kishte thënë ai fillimisht.

Tutje, ai foli edhe për kampanjën kualifikuese të Kosovës, në kualifikimet e rregullta për Botërorin 2026.

“Kosova e ka një ekip të fortë. Doli në vend të dytë në një grup mjaft të vështirë (me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë), mund të përfundonte edhe e para”, shtoi ai.

Ai i bëri me dije Turqisë që do të ketë punë mjaft të vështirë në përballje të tilla, të “play-offit”.

“Turqia do të ketë punë mjaft të vështirë sepse ndeshjet si kjo nuk janë kualifikuese të Botërorit. Janë ndeshje që vendosen nga kushte dhe rrethana të tjera”, përfundonte ai.

Ndeshja e madhe e kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë do të zhvillohet më 31 mars në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të finales së “play-offit” për Botëror dhe fituesi i ndeshjes do të kalojë në Botërorin e kësaj vere, që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement