Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit ka reaguar rreth financimit të ekspozitës për masakrat në Kosovë, të zhvilluar në Prishtinë, duke thënë se vendimi për mbështetjen është marrë në kryesinë e Kuvendit. Haxhiu, në reagim ka deklaruar se të ‘’gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar në favor të këtij vendimit’’, përveç përfaqësueseve të Listës Serbe.
Haxhiu, në reagim ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar, duke shtuar se, kryesia ‘’ ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi’’, përcjell Gazeta Express.
‘’ Mbështetja për këtë ekspozitë është dhënë me qëllim të mirë. Megjithatë, ky rast përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
Postimi:
Vendimi për mbështetjen financiare të ekspozitës është marrë në Kryesinë e Kuvendit, në përputhje të plotë me Rregulloren për subvencionim.
Përveç përfaqësuesve të Listës Serbe, të gjithë anëtarët e tjerë kanë votuar në favor të këtij vendimi.
Si Kryetare e Kuvendit, ndjej obligim institucional dhe moral të shpreh keqardhjen time për situatën e krijuar.
Kryesia ka vepruar mbi bazën e informacionit të paraqitur në atë kohë dhe nuk ka pasur indikacione për pasaktësi. Njëkohësisht, duhet theksuar se verifikimi i të dhënave nuk bie në kompetencat e drejtpërdrejta të Kryesisë.
Mbështetja për këtë ekspozitë është dhënë me qëllim të mirë. Megjithatë, ky rast përbën një moment të rëndësishëm reflektimi institucional.
Në këtë drejtim, do të ndërmarrim hapa konkretë për të forcuar mekanizmat e vlerësimit, përmes themelimit të komisioneve të posaçme profesionale dhe ndryshimit të Rregullores ekzistuese, me qëllim fuqizimin e kritereve dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrje.