Uran Ismaili: Në Hagë e Prishtinë po përpiqen ta devijojnë historinë, që viktimat të harrohen e t'i dënojnë çlirimtarët - Gazeta Express
string(116) "uran-ismaili-ne-hage-e-prishtine-po-perpiqen-ta-devijojne-historine-qe-viktimat-te-harrohen-e-ti-denojne-clirimtaret"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 14:28

Uran Ismaili: Në Hagë e Prishtinë po përpiqen ta devijojnë historinë, që viktimat të harrohen e t’i dënojnë çlirimtarët

Lajme

Gazeta Express

28/03/2026 14:28

Zyrtari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me ekspozitën e fundit që është shfaqur në Prishtinë e që ka marrë vëmendje të madhe për shkak të gabimeve për ngjarjet dhe masakrat e ndodhura në Kosovë.

Ismaili ka thënë ndërkohë që Ferdonije Qerkezei jeton me dhimbjen e saj çdo ditë, në Hagë dhe në Prishtinë akterë të ndryshëm po përpiqen ta shtrembërojnë historinë, që viktimat të harrohen e çlirimtarët të dënohen.

“Kush e kupton më mirë se Nana Ferdonije dhembjen e kësaj lufte? Ajo jeton çdo ditë me të.

Ndërkohë, si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, akterë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë tonë, që viktimat të harrohen, e çlirimtarët të dënohen.

Pa të vërtetë, nuk ka drejtësi.

Pa drejtësi, nuk ka as krenari për Kosovën.

E pa këto të dyja, nuk mund të ketë një të ardhme të mirë”, ka shkruar Ismaili.

Advertisement
Advertisement
Advertisement