"Diskutim rreth 2 orësh", "pritje e përzemërt", Kurti tregon për temat që i ngriti dhe kërkesat që ia adresoi Macronit gjatë drekës me të - Gazeta Express
string(131) "diskutim-rreth-2-oresh-pritje-e-perzemert-kurti-tregon-per-temat-qe-i-ngriti-dhe-kerkesat-qe-ia-adresoi-macronit-gjate-drekes-me-te"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 20:05

“Diskutim rreth 2 orësh”, “pritje e përzemërt”, Kurti tregon për temat që i ngriti dhe kërkesat që ia adresoi Macronit gjatë drekës me të

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 20:05

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Kurti, ka bërë të ditur se gjatë takimit ai i ka kërkuar presidentit francez mbështetjen e Francës në rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë, përcjell Gazeta Express.

‘’ Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi:

Pata kënaqësinë sot të zhvilloj vizitë dhe të kem drekë pune në Pallatin Elize në Paris me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Për rreth dy orë diskutuam për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për angazhimin e misioneve të Bashkimit Evropian, si dhe për përkushtimin e Republikës së Kosovës për harmonizim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Nga Presidenti Macron kërkova mbështetjen e Francës në rrugën tonë drejt integrimit në BE e organizata ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit të forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë. Gjithashtu, në takim ngrita çështjet e sigurisë, forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse, dialogut me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë.

Falenderoj Presidentin Macron për pritjen e përzemërt dhe mbështetjen e Republikës së Francës në ecjen e Republikës sonë përpara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement