Prattipati takon Rizvanollin, flasin për investime amerikane në bizneset për gaz të lëngshëm natyror dhe miniera - Gazeta Express
string(111) "prattipati-takon-rizvanollin-flasin-per-investime-amerikane-ne-bizneset-per-gaz-te-lengshem-natyror-dhe-miniera"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 18:29

Prattipati takon Rizvanollin, flasin për investime amerikane në bizneset për gaz të lëngshëm natyror dhe miniera

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 18:29

Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka takuar ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli.

Në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se, Prattipati, theksoi angazhimin e kësaj ambasade për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave, përcjell Gazeta Express.

“Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, ka njoftuar ambasada. /Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement