Barça nuk mund të nënshkruajë me yllin e La Ligas, shkaku i Real Madridit - Gazeta Express
string(72) "barca-nuk-mund-te-nenshkruaje-me-yllin-e-la-ligas-shkaku-i-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 18:20

Barça nuk mund të nënshkruajë me yllin e La Ligas, shkaku i Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 18:20

Barcelona ka nisur të shqyrtojë alternativa për Marcus Rashfordin, i cili duket gjithnjë e më pak i mundshëm për t’u rikthyer te Manchester Unitedi në fund të sezonit.

Katalanasit po kërkojnë një profil më të ri për të plotësuar Raphinhan, me Jan Virgili që përmendet si një nga kandidatët kryesorë.

Përveç Virgilit, Barcelona po vëzhgon disa anësorë të rinj dhe, sipas “Mundo Deportivo”, një prej tyre është Victor Munoz i Osasunas.

22-vjeçari ka qenë një zbulim këtë sezon në “El Sadar”, që nga transferimi nga Real Madridi verën e kaluar.

Forma e tij e mirë – me gjashtë gola dhe pesë asistime për “Los Rojillos” – i ka sjellë edhe ftesën e parë nga Spanja.

Barcelona ka raporte shumë pozitive për Munozin, por e di që një marrëveshje në verë do të jetë shumë e vështirë.

Osasuna do ta shesë vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 40 milionë eurosh, dhe edhe nëse Barcelona do ta paguante këtë shumë (gjë pak e mundshme), mund të ndalohej nga Real Madridi.

Drejtori sportiv i Osasunës, Braulio Vazquez, ka konfirmuar se Real Madridi ka një klauzolë rikthimi për disa vite për lojtarin, me një çmim më të ulët se klauzola e lirimit.

Nëse Barcelona bën lëvizje, “Los Blancos” pritet ta aktivizojnë këtë opsion për ta kthyer në “Bernabéu”.

Duke marrë parasysh këtë situatë, Barcelona do ta ketë shumë të vështirë transferimin e Munozit, edhe pse ai do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën e trajnerit Hansi Flick.

Real Madridi nuk dëshiron që një talent i akademisë së tyre “La Fábrica” të përfundojë te rivali i përjetshëm, duke humbur kontrollin mbi të ardhmen e tij.

Për këtë arsye, Barcelona mund të vazhdojë të kërkojë opsione të tjera në treg, edhe pse nuk përjashtohet një tentativë për Munoz gjatë verës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement