‘Konfirmohen’ largimet e para nga Reali për merkaton e verës - Gazeta Express
string(58) "konfirmohen-largimet-e-para-nga-reali-per-merkaton-e-veres"

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 17:01

‘Konfirmohen’ largimet e para nga Reali për merkaton e verës

Futboll

Gazeta Express

27/03/2026 17:01

Real Madridi pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar të verës, si në afrime ashtu edhe në largime.

Sa i përket daljeve, dy lojtarë janë pothuajse të sigurt që do të largohen: David Alaba dhe Dani Ceballosi.

Kontrata e Alabas nuk do të rinovohet para se të skadojë në qershor, ndërsa sipas “Marca”, edhe Ceballos nuk ka të ardhme në “Bernabéu”.

Mesfushori spanjoll, i cili është i dëmtuar që nga shkurti, nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.

Dalja në skenë e talentit Thiago Pitarch ka bërë që roli i tij të zvogëlohet edhe më shumë, ndërsa një mesfushor i ri pritet të transferohet gjatë verës, duke e bërë Ceballosin të tepërt për sezonin 2026/27.

Ceballos tashmë ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe, sipas raportit, preferenca e tij është e qartë: një rikthim te Real Betis.

Ai ëndërron të rikthehet te klubi i fëmijërisë, me të cilin ka qenë pranë ribashkimit disa herë në vitet e fundit.

Megjithatë, një transferim i tillë nuk do të jetë i lehtë.

Betis nuk pritet të ketë shumë hapësirë financiare dhe gjithçka do të varet nga kushtet që do të vendosë Real Madridi dhe nëse ato do të pranohen nga drejtuesit sportivë të klubit, përfshirë Manu Fajardo.

Për momentin, fokusi kryesor i Ceballosit është rikthimi në fushë me Real Madridin.

Ai dëshiron ta mbyllë aventurën në “Bernabéu” në mënyrë pozitive para se të largohet në verë.

Edhe pse Betisi mbetet një nga opsionet kryesore, nuk është i vetmi klub i interesuar, pasi ekipe nga La Liga dhe Premierliga po monitorojnë situatën e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement