Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ’së, për propozimet tjera Osmani i është drejtuar Kushtetueses - Gazeta Express
string(96) "betohen-nente-anetaret-e-rinj-te-kqzse-per-propozimet-tjera-osmani-i-eshte-drejtuar-kushtetueses"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 14:30

Betohen nëntë anëtarët e rinj të KQZ’së, për propozimet tjera Osmani i është drejtuar Kushtetueses

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 14:30

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot e kanë dhënë betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas një deklarate për media, presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement