Shqipëria u mposht dje me rezultatin 2-1 nga Polonia. Kështu ëndrra për një vend në Botëror u ndal në gjysmëfinalen e “play off”. Dhe pse pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të kuqezinjve, dëmtimi i Arlind Ajetit në minutën e 15-të solli një zëvendësim të detyruar.
Ajeti tentoi të godiste me kokë një top të harkuar nga këndorja, ndërsa më pas ra keq. Menjëherë sinjalizoi për dëmtimin në krah, dhe pas tre minutash u aktivizua Ardian Ismajli në vendin e tij.
Ajeti ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale. “Faleminderit për të gjitha mesazhet”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.
Mbetet për t’u mësuar cila është shkalla e dëmtimit. Ajeti po kalonte një sezon mjaft të mirë me Bodrumspor në Ligën e Parë turke, dhe do të ishte humbje e madhe për klubin e tij.
