Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.
“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
Pas ndeshjes, portieri i Sllovakisë, Dubravka tha se në pjesën e dytë nuk arritin ta ruanin ritmin e Kosovës.
“Ne patëm një pjesë të parë shumë të mirë, por pjesa e dytë ishte vërtetë e keqe. Pasi Kosova barazoi sërish, ne nuk arritëm ta mbanim ritmin me të. Jam i trishtuar, do të më mbetet peng për një kohë të gjatë. Për ne lojtarët më të vjetër, ishte një nga rastet tona të fundit për të luajtur në Kupën e Botës. Por, ky është realiteti”, tha Dubravka.
Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...