“Mos më torturoni...” - Çfarë ndodhi me Rogertin te Dhoma e Rrëfimit? - Gazeta Express
string(61) "mos-me-torturoni-cfare-ndodhi-me-rogertin-te-dhoma-e-rrefimit"

TV/Film

Gazeta Express

26/03/2026 19:49

“Mos më torturoni…” – Çfarë ndodhi me Rogertin te Dhoma e Rrëfimit?

TV/Film

Gazeta Express

26/03/2026 19:49

Në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar sot një video e Rogertit nga Dhoma e Rrëfimit. Në momentin që ai ulet, vën re breshkat që ai i ka frikë.

Banori ka reaguar i trembur nga ato, dhe i ka kërkuar Vëllait të Madh që t’ia heqin. Madje u kërkon që të ‘mos e torturojnë’ pasi nuk i sheh dot.

“Aman o Vëllai i Madh, pash kokë të nënës moj burrënesh, do shoh vetëm sipër. Pash Zotin mos më torturoni, nuk i shoh dot. Të lutem o Vëllai i Madh se kam xhaketën poshtë mos më hy ndonjë, të lutem”.

Më pas hy dhe Miri te Dhoma e Rrëfimit dhe i thotë që të ulë zërin, ndërkohë Rogerti dëgjohet teksa thotë:

“Kam frikë o vëlla, O Miri kam frikë”.

Që në momentin e parë që ai i pa breshkat tregoi që ka frikë prej tyre, madje banorët që e dëgjonin teksa thoshte kështu qeshnin me të.

Kur e thërritën për te Dhoma e Rrëfimit, ishte Selin që e shoqëroi deri te dera pasi kishte frikë që të shkonte vetëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement