”Kur them unë që rri në krevat…” - Si e priti Rogerti Monika Kryemadhin në shtëpinë e BBV 5? - Gazeta Express
string(86) "kur-them-une-qe-rri-ne-krevat-si-e-priti-rogerti-monika-kryemadhin-ne-shtepine-e-bbv-5"

TV/Film

Gazeta Express

26/03/2026 19:44

”Kur them unë që rri në krevat…” – Si e priti Rogerti Monika Kryemadhin në shtëpinë e BBV 5?

TV/Film

Gazeta Express

26/03/2026 19:44

Monika Kryemadhi është bërë sot pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, si pjesë e sfidës së mosreagimeve.

Opinionistja në momentin që hyri nisi duke kontrolluar nëpër shtëpi.

Rogerti që ishte afër derës së Dhomës së Rrëfimit vetëm e shikonte dhe nuk reagonte. Ndërkohë Monika e pyet:

”Je mërzitur e?”, e banori nuk iu përgjigj.

Më pas Kryemadhi kalon te dhoma e gjumit ku Brikena ishte e shtrirë në krevatin e saj dhe i thotë:

”Kur them unë që rri në krevat ti. Nuk do të çohesh fare?”, edhe banorja nuk i ktheu përgjigje.

Kujtojmë se pjesë e kësaj sfide janë bërë pjesë edhe personazhe të tjerë publik si dhe ish-banorë të këtik edicioni të reality show-t.

Advertisement
Advertisement
Advertisement