“Shiko, unë nuk zgjedh më të flas asgjë nga jeta ime personale, diçka që ka ndodhur…”
Moderatorja dhe autorja e emisionit “Flet”, Ilnisa Agolli, ka qenë e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio. Ajo ka treguar disa detaje të “Flet”, i cili pritet të fillojë më 26 mars.
Por jo vetëm kaq, pasi e pyetur në lidhje me jetën e saj romantike dhe personale, Ilnisa zgjodhi të përgjigjet kështu…
Pjesë nga intervista:
Lei: Ti Ilnisa je single?
Ilnisa: Shiko, unë nuk zgjedh më të flas asgjë nga jeta ime personale, diçka që ka ndodhur dhe u bë publike në një nga kompeticionet më të mëdha në Shqipëri, unë ndjej se nuk më ka penalizuar aspak, disa shqiptarë vazhdonin dhe përmendnin një emër që në fakt nuk kanë pse.
Lei: Nuk ka lidhje më…
Ilnisa: Të gjithë në jetën tonë kujtojmë ndonjë ish-lidhje në këtë rast është i vetmi njeri, që nuk mund të vijë në mend. Ndoshta se di, kështu që nuk zgjedh më asgjë. Edhe kur të kem një lidhje që të arrijë në atë pikë serioze ndoshta do të zgjedh ta bëj publike, mund të bëj një ceremoni shumë të vogël në një ishull dhe nuk do të postoj asgjë.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...