Bratisllava në alarm: Mijëra tifozë të Kosovës priten në stadium, ndeshja me Sllovakinë cilësohet me rrezik të lartë - Gazeta Express
string(114) "bratisllava-ne-alarm-mijera-tifoze-te-kosoves-priten-ne-stadium-ndeshja-me-sllovakine-cilesohet-me-rrezik-te-larte"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:42

Bratisllava në alarm: Mijëra tifozë të Kosovës priten në stadium, ndeshja me Sllovakinë cilësohet me rrezik të lartë

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 16:42

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese në Bratislavë.

Interesimi i madh i tifozëve “Dardanë” ka bërë që disa mijëra prej tyre të udhëtojnë drejt kryeqytetit sllovak për të mbështetur ekipin, duke krijuar një prani të fuqishme në tribunat e stadiumit “Tehelné pole”.

Për shkak të numrit të madh të tifozëve dhe rëndësisë së takimit, autoritetet sllovake e kanë cilësuar ndeshjen si me rrezik të lartë. Policia ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonën përreth stadiumit.

Në një njoftim zyrtar, policia ka bërë të ditur se prioritet do të jetë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtja e trafikut. Tifozët janë ftuar të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo sjellje të papërshtatshme para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Forcat e rendit do të jenë në gatishmëri të plotë, me prani të shtuar të policisë rrugore, asaj të rendit dhe njësive kriminale, të cilat do të monitorojnë situatën dhe do të reagojnë në kohë reale në rast të ndonjë incidenti.

Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe kufizime të shumta në trafik në Bratislavë, sidomos në rrugët përreth stadiumit, ku disa segmente do të mbyllen plotësisht gjatë ditës.

Raportimet e mediave rajonale kanë aluduar se tifozët kosovarë mund të jenë në numër më të madh në stadium, çka do të mund të krijonte sfida shtesë sigurie. Megjithatë, Federata e Futbollit e Sllovakisë i ka mohuar këto pretendime, duke theksuar se nuk pritet dominim i tifozëve mysafirë në tribuna.

Sidoqoftë, mbështetja e madhe nga tribunat pritet të jetë një shtysë e fuqishme për Kosovën në këtë sfidë historike, ku “Dardanët” synojnë të hedhin një hap të madh drejt kualifikimit të parë në një Kupë Bote.

Advertisement
Advertisement
Advertisement