Avokatja: Rrëfimi i fëmijëve “Pam pam pranë mamit” nxjerr zbuluar kontradiktat e Naim Murseli - Gazeta Express
string(90) "avokatja-rrefimi-i-femijeve-pam-pam-prane-mamit-nxjerr-zbuluar-kontradiktat-e-naim-murseli"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 16:28

Avokatja: Rrëfimi i fëmijëve “Pam pam pranë mamit” nxjerr zbuluar kontradiktat e Naim Murseli

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 16:28

Në emisionin Kosova Live në Televizioni T7, u tha nga avokatja Flutura Halili se bazuar në dëshmitë e fëmijëve, ekziston dyshimi i fortë se ata kanë qenë prezent në momentin kur është vrarë nëna e tyre, Liridona Ademaj.

“Kujtojmë deklarimin e tyre: “Hajni ka bo ‘pam pam’ afër mamit”, që tregon qartë se gjatë ngjarjes ata kanë qenë brenda veturës dhe kanë përjetuar drejtpërdrejt atë çfarë ka ndodhur.

Këto deklarata bien në kundërshtim të plotë me versionet e të pandehurit Naim Murseli, i cili në vazhdimësi ka ndryshuar rrëfimin e tij. Njëherë deklaron se ka dalë nga vetura dhe është larguar, pastaj thotë se ka qenë aty dhe u ka dorëzuar telefonin, më pas pretendon se e ka lënë telefonin diku tjetër”- tha Halili.

Tutje avokatja thirë se: “Në një tjetër version, ai deklaron se është kthyer nga viktima dhe është frikësuar.Të gjitha këto janë versione të ndryshme dhe kontradiktore, të cilat jo vetëm që nuk përputhen me njëra-tjetrën, por gjithashtu nuk përputhen as me dëshmitë e fëmijëve dhe provat e tjera materiale në këtë rast”.

Për të parë intervistën e plotë:

Advertisement
Advertisement
Advertisement