Fisnik Asllani ia jep një tjetër “sinjal” Barcelonës - Gazeta Express
string(50) "fisnik-asllani-ia-jep-nje-tjeter-sinjal-barcelones"

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 13:58

Fisnik Asllani ia jep një tjetër “sinjal” Barcelonës

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 13:58

Fisnik Asllani vazhdon të jetë njëri nga emrat që lidhen me Barcelonën dhe sulmuesi kosovar nuk e fsheh admirimin e tij për klubin katalanas.

Futbollisti i Hoffenheimit e ka bërë edhe një tjetër “sinjal” ndaj “Blaugrana”, duke e treguar hapur simpatinë për ekipin nga Camp Nou, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi 23-vjeçar është përmendur disa herë si një profil që Barcelona e ndjek për të ardhmen, sidomos duke e parë nevojën për të menduar për pasardhësin e Robert Lewandowskit në sulm.

Klubi katalanas po i monitoron disa alternativa për repartin ofanziv dhe emri i Asllanit është ndër ata që janë analizuar nga drejtuesit sportivë.

Nga ana e tij, lojtari nga Kosova nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se Barcelona ka qenë një klub i veçantë për të që nga fëmijëria dhe se do të ishte një hap i madh në karrierë të luante një ditë në “Camp Nou”.

Kjo është arsyeja pse çdo deklaratë apo gjest i tij interpretohet si një tjetër afrim ndaj mundësisë për ta veshur fanellën “Blaugrana” në të ardhmen.

Aktualisht, gjithçka mbetet në nivel interesimi dhe vëzhgimi nga ana e Barcelonës, ndërsa lojtari vazhdon të përqendrohet te paraqitjet e tij me Hoffenheim, duke e rritur vlerën në treg dhe duke e tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement