E “tronditi” portën e polakëve tri vjet më parë, Asani lihet jashtë skuadrës në Varshavë, kush janë dy lojtarët e tjerë që do t’i bashkohen në tribunë - Gazeta Express
string(145) "e-tronditi-porten-e-polakeve-tri-vjet-me-pare-asani-lihet-jashte-skuadres-ne-varshave-kush-jane-dy-lojtaret-e-tjere-qe-do-ti-bashkohen-ne-tribune"

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 12:15

E “tronditi” portën e polakëve tri vjet më parë, Asani lihet jashtë skuadrës në Varshavë, kush janë dy lojtarët e tjerë që do t’i bashkohen në tribunë

Sport

Gazeta Express

26/03/2026 12:15

Vetëm pak orë na ndajnë nga dueli historik mes Polonisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e madhe për t’u afruar një hap më shumë me Botërorin 2026.

UEFA ka zbuluar listën e skuadrave dhe lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerëve për këtë sfidë, ndërsa shihet nga Sylvinho se tre lojtarë do ta ndjekin takimin nga tribuna.

Ai që bie më në sy është Jasir Asani, i cili thuajse tre vite më parë i tronditi portën polakëve me atë supergol në Tiranë, që na ndihmoi në kualifikimin për në Europianin e 2024-ës.

Dy futbollistët e tjerë që do t’i bashkohen Asanit në tribunë janë Klisman Cake dhe Nazmi Gripshi, shkruan tch.

Sfida do të startojë në orën 20:45.

Advertisement
Advertisement
Advertisement