Wolt nga 26 marsi në qytetin e bukur të Prizrenit, shkarko Aplikacionin dhe fillo me porositë e para - Gazeta Express
string(99) "wolt-nga-26-marsi-ne-qytetin-e-bukur-te-prizrenit-shkarko-aplikacionin-dhe-fillo-me-porosite-e-para"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 9:49

Wolt nga 26 marsi në qytetin e bukur të Prizrenit, shkarko Aplikacionin dhe fillo me porositë e para

Lajme

Gazeta Express

26/03/2026 9:49

Pas një viti jashtëzakonisht të suksesshëm të operimit në tregun e Kosovës, kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt do të nisë shërbimet edhe në qytetin e bukur të Prizrenit më 26 mars 2026. Me mbi 50 biznese partnere që nga dita e parë, qytetarët do të mund të porosisin shujtat e tyre të preferuara të ushqimit çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00, me dërgesa deri në 6 kilometra përmes platformës Wolt.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, radha i vjen Prizrenit, si qyteti i dytë më i madh i Kosovës dhe njëri nga më të vizituarit nga turistët brenda dhe jashtë Kosovës. Për Wolt, ky zgjerim shënon një hap të ri në vitin e dytë të operimit në Kosovë. Ndërsa për qytetin e bukur të Prizrenit, sjell më shumë komoditet dhe lehtësi për qytetarët që të shërbehen me gjithçka, në mënyrë më të shpejtë dhe direkt në derë të shtëpisë.

Që në ditën e parë të operimit, në platformë do të jenë emra të njohur siKFC, Heb’s, Burger King, Sach Pizza, Presto Pasta, Jaffa dhe Proper Pizza, së bashku me partnerë të tjerë që do t’i bashkohen shërbimit gjatë ditëve dhe muajve në vijim. Kjo e sjell Wolt-it në qytet me një ofertë të gjerë që nga dita e parë dhe me një prani që pritet të bëhet shpejt pjesë e ritmit të përditshëm.

Lisandri Dragoj, Drejtori i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri është shprehur i lumtur me zgjerimin në Prizren: Ky zgjerim sjell përfitime si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset lokale të Prizrenit. Qytetarët do ta kenë më të lehtë të porosisin nga restorantet dhe pikat që pëlqejnë dhe frekuentojnë, ndërsa bizneset do të kenë një kanal shtesë për të arritur më shumë klientë dhe për të rritur praninë e tyre në treg. Në të njëjtën kohë, modeli i Wolt krijon hapësirë edhe për partnerët shpërndarës, duke ofruar fleksibilitet dhe mundësi angazhimi”

Zgjerimi në qytetin e Prizrenit është pjesë e strategjisë së Wolt për t’u shtrirë edhe më tej në Kosovë, ku gjatë këtij viti pritet të nisë shërbimin edhe në dy qytete të tjera duke e çuar në pesë numrin e qyteteve të Kosovës ku Wolt operon. Në nivel ndërkombëtar, kompania bashkoi forcat me DoorDash në vitin 2022, duke e zgjeruar më tej praninë e saj globale dhe duke forcuar modelin e operimit në tregje të ndryshme.

Nga 26 marsi, ngjyrat bardhë e blu të Wolt do të bëhen pjesë edhe e rrugëve me kalldërm të Prizrenit.

Wolt sjell në ktë qytet një shërbim të ri, por mbi të gjitha një lehtësi të re për përditshmërinë e qytetarëve por edhe dhe një mundësi të re për bizneset lokale. Sepse kur jeta në qytet lëviz shpejt, edhe shërbimet duhet të ecin me të.

Qytetarët e Prizrenit tani mund të shkarkojnë aplikacionin Wolt në iOS dhe Android ose të vizitojnë www.wolt.com për të filluar porositë. Përdoruesit e rinj mund të përfitojnë nga ofertat dhe zbritjet ekskluzive për të festuar zgjerimin e shërbimit të Wolt në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement