Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës - Gazeta Express
string(94) "gjenden-mbetje-eshterore-ne-rahovec-dyshohen-se-i-perkasin-nje-personi-te-zhdukur-gjate-luftes"

Gazeta Express

26/03/2026 9:20

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gazeta Express

26/03/2026 9:20

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.

Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.

Këto mbetje, sipas njoftimit dyshohet se i përkasin së paku një individ, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

“Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement