Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë dalë me një apel për krejt tifozët që kanë shkuar në Sllovaki për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen jetike sonte.
Dardanët i këshillojnë tifozët të mos ndahen nga turma duke qenë të bashkuar në rrugët e Bratisllavës, ndërsa e kanë dhënë edhe udhëzuesin se nga do të kalojnë ata drejt stadiumit, shkruan “Gazeta Express”.
Tifozët kosovarë kanë shkuar në kryeqytetin sllovak për t’i përkrahur djelmoshat e artë që bashkërisht ta shkruajnë historinë.
Kosova do të luajë sonte në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit me synim fitoren dhe afrimin me kualifikimin historik në Kupën e Botës. /Gazeta Express