Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se kanë vendosur të heqin përkohësisht nga lista e objektivave dy zyrtarë të lartë iranianë, ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe Presidentin e Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Sipas një raporti të Wall Street Journal, kjo lëvizje bëhet si pjesë e përpjekjeve për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Burime amerikane të cituara nga gazeta tregojnë se heqja e dy zyrtarëve ka karakter të përkohshëm për rreth katër deri në pesë ditë.
Në të njëjtën kohë, administrata e Trumpit tregohet e hapur për mundësinë e kontakteve diplomatike.
Megjithatë, sipas po të njëjtat burime, shanset për përparim të dukshëm mbeten të kufizuara për shkak të dallimeve të mëdha në pozicionet negociuese të SHBA-së dhe Iranit. /Panorama
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...