Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë, publikohen pamjet - Gazeta Express
string(71) "zbulohet-nje-pike-grumbulluese-e-mallrave-kontrabande-publikohen-pamjet"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 20:37

Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë, publikohen pamjet

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 20:37

Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës së Kosovës, njoftojnë se pas pranimit të një informate rreth kontrabandës së mallrave, ka ndërmarrë veprime operative duke arritur të identifikojë një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë.

Kontrolli në këtë lokacion është realizuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mallrat:

“27,000 copë filtra të ndryshëm, 91 kg duhan i përpunuar, i gatshëm për treg 700 poçe elektrike 100W”, njofton Policia.

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

Pamje:

Advertisement
Advertisement
Advertisement