Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Vjosa Osmanit.
Ai në Facebook shkroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë Albulena Haxhiun ushtruese e detyrës së Presidentes.
Kjo me qëllim siç thotë ai, emërimin e kryeprokurorit, drejtorin e AKI-së dhe caktimin e datës së zgjedhjeve sipas dëshirës së Albin Kurtit.
“Vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje veq pse një parti po don ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së, datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit, etj”, ka thënë Mustafa. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...