Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka folur në Frontal të T7 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka dhënë edhe 34 ditë afat për të vazhduar procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri.
Nagavci ka thënë se është koha për t’i lënë inatet dhe për ta zgjedhur presidentin e ri.
“Tashmë i kemi edhe 34 ditë për ta përfunduar procedurën për zgjedhjen e presidentit. Është një kohë kur duhet të gjitha inatet të largohen e ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo.
Sipas Nagavci, s’ka nevojë edhe për një palë zgjedhje të reja meqë thotë se rezultati pritet të jetë i njejtë.
“Besoj që vendit nuk i duhen edhe një palë zgjedhje të reja, e panevojshme dhe e padrejtë që të humbet kohë, aq më shumë që pritet që rezultati të jetë i njëjtë. Duhet një mobilizim e angazhim i të gjithë neve që të gjejmë mënyrën për të arritur një konsensus e ta votojmë presidentin e vendit”, është shprehur Nagavci./Express/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...