Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiq 29-vjeçarja kosovare me djalin, shpëton mrekullisht vajza e saj 3-vjeçare - Gazeta Express
string(110) "aksidenti-tragjik-ne-gjermani-ku-vdiq-29-vjecarja-kosovare-me-djalin-shpeton-mrekullisht-vajza-e-saj-3-vjecare"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:59

Aksidenti tragjik në Gjermani ku vdiq 29-vjeçarja kosovare me djalin, shpëton mrekullisht vajza e saj 3-vjeçare

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:59

Tragjedia në familjen kosovare në Schramberg të Gjermanisë, ka tronditur vendin.

Një grua nga Kosova me nënshtetësi gjermane dhe djali i saj 3-vjeçar, u goditën nga një kamion dhe fatkeqësisht humbën jetën.

Por mrekullisht në këtë rast të rëndë mbijetoi fëmija tjetër i saj, binjakja e djalit, me të cilët e ndjera ishte duke lëvizur në trotuar, në momentin kritik.

Vajza 3-vjeçare i ka shpëtuar kësaj tragjedie, pa pësuar lëndime trupore.

Kjo është bërë e ditur edhe nga mediat gjermane.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë nga rajoni i Gjakovës.

Lajmin për aksidentin fat e ka konfirmuar edhe Policia në Schramberg, transmeton Klankosova.tv

Nga ky aksident janë shkaktuar edhe dëme të mëdha, pasi shoferi i dyshuar ka goditur edhe disa makina.

Deri më tash është raportuar se i njëjti e ka humbur kontrollin mbi automjet dhe në një distancë prej 50 metrash mori me vete veturat që ishin të parkuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement