Gutierrez: Biseduam dy orë me Kryeministrin, shqetësuese që ai s'e njeh fare klimën armiqësore ndaj gazetarëve - Gazeta Express
string(107) "gutierrez-biseduam-dy-ore-me-kryeministrin-shqetesuese-qe-ai-se-njeh-fare-klimen-armiqesore-ndaj-gazetareve"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:27

Gutierrez: Biseduam dy orë me Kryeministrin, shqetësuese që ai s’e njeh fare klimën armiqësore ndaj gazetarëve

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 16:27

Ricardo Gutierrez nga Federata e Gazetarëve Europiane tha se doli i shqetësuar nga një takim që patën dje me kryeministrin Albin Kurti ku shkoi për të diskutuar për klimën armiqësore ndaj gazetarëve.

Gutierrez foli për këtë takim në një konferencë për media sot që mbajti Misioni Fatkmbledhës i Platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve, i cili ka shpalosur të gjeturat e punëtorisë dyditore me përfaqësues të mediave ku sipas tyre liria e mediave është më keq sesa viteve të kaluara.

“Kryeministrin e kemi takuar dje, kemi biseduar nja dy orë dhe prej pikëpamjes sime, ndoshta më shqetësuesja si konkluzë e këtij takimi me të ishte fakti që kryeministri s’po e njeh fare, s’e ka parasysh fare këtë klimë armiqësore kundrejt gazetarëve. Përkundrazi, ai mundohej ta arsyetonte. Nëse gazetarët sulmohen, ndoshta është për shkak se ndonjëherë politikanët po ashtu sulmohen. Pra, arsyetonte në njëfarë mënyre, justifikonte këtë lloj qëndrimi dhe qartazi refuzoi ta ndëshkojë sepse i kërkuam që ta ndëshkojë çfarëdo lloj qëndrimi negativ publik kundrejt gazetarëve dhe ai refuzoi ta bënte këtë. Për mua ky është një prej gjetjeve më shqetësuese të këtij takimi”, tha Gutierrez.

Nga të gjeturat, Misioni Fatkmbledhës i Platformës tha se ka rënie të lirisë së medias në Kosovë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement