Presidenti i Federatës Turke ironik: Nëse s'mund t'i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s'e meritojmë të shkojmë në Botëror - Gazeta Express
string(123) "presidenti-i-federates-turke-ironik-nese-smund-ti-mposhtim-kosoven-rumanine-e-sllovakine-se-meritojme-te-shkojme-ne-boteror"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2026 16:14

Presidenti i Federatës Turke ironik: Nëse s’mund t’i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s’e meritojmë të shkojmë në Botëror

Futboll

Gazeta Express

25/03/2026 16:14

Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Ibrahim Haciosmanoglu ka folur para ndeshjes së play-offit.

Turqia përballet me Rumaninë në gjysmëfinale të play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Kundërshtari i ardhshëm në finalen e play-offit nëse e kalon Rumaninë do të jetë ose Kosova ose Sllovakia.

E Haciosmanoglu tha se nëse nuk i mposhtin këto ekipe, atëherë nuk duhet të shkojnë në Amerikë.

“Të flasësh fjalë të mëdha nuk është gjë e mira, por Rumania, Kosova, Sllovakia… nëse nuk i mposhtim këto, nuk e meritojmë të shkojmë në Amerikë”, u shpreh ai për TRT Spor.

Turqia ndeshet me Rumaninë nesër me fillim nga ora 18:45.

Advertisement
Advertisement
Advertisement