Peci reagon për billbordet: U larguan ato pa leje, kam rekomanduar që të bëhet përjashtim për atë të Thaçit e Veselit - Gazeta Express
string(115) "peci-reagon-per-billbordet-u-larguan-ato-pa-leje-kam-rekomanduar-qe-te-behet-perjashtim-per-ate-te-thacit-e-veselit"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 15:55

Peci reagon për billbordet: U larguan ato pa leje, kam rekomanduar që të bëhet përjashtim për atë të Thaçit e Veselit

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 15:55

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, ka thënë se billbordët që janë larguar sot në këtë komunë, kanë qenë të vendosur pa leje dhe ‘’shfrytëzohen kundërligjshëm’’.

Peci, në postimin e tij ka thënë edhe se, ai ka rekomanduar që përjashtim të bëhet vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata, përcjell Gazeta Express.

‘’ Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli’’, ka shkruar Peci.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Të gjithë duhet të mësohemi që Mitrovicën ta bëjmë qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji.

Autoritetet komunale po largojnë tabelat reklamuese/billbordat që janë vendosur pa leje dhe shfytëzohen kundërligjshëm.

Si kryetar, u kam rekomanduar që të ketë përjashtim vetëm billbordi i vendosur për ish Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryekuvendarin Kadri Veseli për shkak të rrethanave në të cilat gjenden ata.

Përfaqësuesit e PDK-së që paskan dalë për të bërë filma në rrugë, le të pijnë ndonjë pije të ftohtë sepse po iu dhimbsen bizneset e jo Thaçi e as Veseli.

Advertisement
Advertisement
Advertisement