Irani ka qenë kryesisht pa internet për 26 ditë – ose më shumë se 600 orë – sipas organit mbikëqyrës të internetit NetBlocks.
“Kjo masë i lë civilët të izoluar nga rrjetet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtën e tyre për të pasë qasje në informacion në kohë lufte”, postoi NetBlocks në X.
Që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, regjimi i tij ka bllokuar kryesisht aksesin në internet. Ai gjithashtu ka pretenduar se ka sekuestruar qindra sisteme satelitore Starlink të Elon Musk në një përpjekje për të parandaluar që njerëzit të anashkalojnë kufizimet e internetit.
Shtrëngimi i komunikimeve është intensifikuar ditët e fundit, me regjimin që vepron gjithashtu kundër atyre që i konsideron se përhapin informacion të rremë.
Të premten, agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim raportoi se 25 persona ishin arrestuar për “përhapjen e thashethemeve, filmimin e dëmeve dhe dërgimin e tyre në rrjete anti-revolucionare”./Express/