Në prag të ndeshjes së “play-off”-it mes Turqisë dhe Rumanisë, përkrah trajnerit Vincenzo Montella në konferencë për shtyp është paraqitur edhe talenti i ri turk, Arda Güler, i cili ka folur për rëndësinë e sfidës dhe dëshirën e madhe të kombëtares turke për t’u rikthyer në Kupën e Botës.
Mesfushori ofanziv i Real Madridit tregoi respekt për kundërshtarin, por njëkohësisht e theksoi objektivin e qartë të ekipit, shkruan “Gazeta Express”.
“Rumania është një skuadër e fortë, me një trajner që e njeh mirë Turqinë dhe me një lojtar simbol shumë të dashur për tifozët e tyre. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy vendet, por objektivi ynë i vetëm është të kualifikohemi në Botëror. Shpresojmë të arrijmë t’i bëjmë tifozët tanë të lumtur”.
Güler nënvizoi gjithashtu se në ndeshje të tilla nuk ka favoritë.
“Nuk mendojmë se do të jetë e lehtë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme edhe për ta dhe kur luhet një takim i vetëm, nuk ka favoritë. Të gjithë do të japin maksimumin”.
Talenti turk kujtoi edhe sa shumë peshon fakti që Turqia mungon prej kohësh në Kupën e Botës.
“Në Botërorin tonë të fundit nuk kisha lindur ende, por e di sa i rëndësishëm është për vendin tonë. Pas eliminimit nga Evropiani, motivimi ynë ka qenë vetëm një: të kualifikohemi në Botëror. Është ëndrra jonë”.
Në fund, ai shprehu besim në forcën e skuadrës.
“Mund të konkurrojmë me këdo. Jemi mësuar të luajmë bashkë dhe shumë prej nesh vijnë nga klube që kanë bërë mirë edhe në Evropë”.
Në rast se Turqia e mposht Rumaninë dhe Kosova Sllovakinë, atëherë në finale të “play-off”-it do të ketë një përballje mes Dardanëve dhe turqve. /Gazeta Express
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...